Biden e quan Erdoganin një autokrat që bashkëpunon me rusët

00:56 | 16 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Kandidati demokrat për president Joe Biden, në një intervistë për The New York Times, ka kritikuar politikën me dy standarde të presidentit turk Rexhp Erdogan, duke mos ngorruar ta quaj edhe autokrat.
Joe Biden, në një klip të marrë nga ajo që duket se është një episod i NYT The Weekly, foli për vizionin e tij për marrëdhëniet e SHBA me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se ai do të inkurajojë opozitën turke për të mposhtur burrin e fortë të Turqisë në zgjedhje nëse ai bëhet president.

Biden gjithashtu e quajti Erdoganin një “autokrat”, duke shtuar “Ai është presidenti i Turqisë dhe shumë më tepër”.

Presidenti aktual amerikan Donald Trump dhe administrata e tij “iu dorëzuan” Erdoganit në Siri, tha Biden. “Gjëja e fundit që unë do të kisha bërë është t’i jepja atij kurdët.”

Pas humbjes elektorale të AKP, ushtria turke filloi një inkursion në Siri të quajtur “Operacioni Pranvera e Paqes”, duke shkaktuar një goditje për kurdët sirianë. Pararendur nga operacionet Euphrates Shield në 2016 dhe Dega e Ullirit për të kapur Afrin në vitin 2018, pushtimi përkoi me një goditje mbarëkombëtare kundër lëvizjes politike kurde. Drejtuesit e partisë pro-kurde Selahattin Demirtaş dhe mijëra anëtarë të Partisë Demokratike Pro-Kurde (HDP) janë burgosur që nga viti 2016.

“Në fund të ditës, Turqia nuk mundet të mbështetet në Rusi. Ata e kanë provuar atë kafshim shumë kohë më parë. Por ata duhet të kuptojnë, se ne nuk do të vazhdojmë të luajmë me ta në këtë menyrë”, tha Biden.
Në video, Joe Biden thotë, ndër të tjera thotë se besimi i tij në Turqi është zvogëluar dhe se Erdogan është autokrat.

Kandidati presidencial i SHBA Joe Biden tha në një intervistë se presidenti turk duhet të paguajë një çmim për qëndrimiet e tij./kohanews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme