Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar në Shtëpinë e Bardhë republikanin Donald Trump të mërkurën, pas fitores të tij në zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.
“Donald, urime”, i tha Biden Trumpit duke e përshëndetur me një shtrëngim dore dhe shtoi se “mezi pret për kalimin e pushtetit në mënyrë të qetë”.
Edhe Trumpi bëri zotime të ngjashme dhe e falënderoi Bidenin për ftesën. Trumpi nuk e kishte ftuar Bidenin pasi i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2020.
“Faleminderit shumë”, tha Trump. “Politika është e vështirë. Dhe, në shumë raste, nuk është botë shumë e mirë. Por, sot është një botë shumë e mirë dhe unë e çmoj shumë”.
Trumpi fluturoi nga Florida dhe mbërriti në një bazë ushtarake afër Kongresit, ku u bashkua me miliarderin, Elon Musk, për një sesion mëngjesi me republikanët, pasi ai po përgatitet për një qeveri të unifikuar republikanësh dhe për pushtet të plotë.
Partia Republikane do të ketë kontrollin e Senatit dhe ka mundësi që të marrë edhe shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Trump, i cili erdhi në Uashington për herë të parë pas fitores në zgjedhje, u tha ligjvënësve republikanë se “është shumë mirë të fitosh”.
“Dyshoj se do të garoj përsëri, nëse nuk ju nuk thoni se ai është i zoti dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Trump duke nxitur të qeshura në mesin e ligjvënësve.
Pas fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016, Trump u takua me presidentin Barack Obama në Zyrën Ovale dhe e quajti takimin “nder të madh”. Por, nuk vonoi shumë dhe ai filloi ta sulmonte Obamën, duke e akuzuar paraardhësin e tij – pa dhënë ndonjë dëshmi – për përgjim gjatë fushatës së vitit 2016.
Katër vjet më vonë, Trump kontestoi humbjen e tij në zgjedhje kundër Bidenit dhe vazhdon të pretendojë për manipulime zgjedhore që nuk ndodhën. Ai nuk e ftoi Bidenin, atëherë president i zgjedhur, në Shtëpinë e Bardhë dhe u largua nga Uashingtoni pa marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit.
Kjo ndodhi për hera të parë që nga koha kur Andrew Johnson nuk mori pjesë në betimin e Ulysses S. Grant 155 vjet më parë.
Biden këmbëngul se do të bëjë gjithçka që mundet për të bërë kalimin e pushtetit tek administrata e ardhshme e Trump sa më të qetë të jetë e mundur.
Kjo pavarësisht se kaloi më shumë se një vit duke bërë fushatë për rizgjedhje dhe duke e quajtur Trumpin kërcënim për demokracinë dhe vlerat thelbësore të kombit.
Biden u tërhoq nga gara në korrik dhe mbështeti nënpresidenten Kamala Harris për ta pasuar atë./rel
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...