Biden e fiton edhe Michiganin

00:43 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Kandiadi demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, ka kaluar në avantazh, pasi ka fituar edhe Michiganin.

Në anën tjetër, Donald Trump shpalli fitoren në Michigan, Pensilvani, Georgia dhe Karolinën e Veriut, transmeton portal arbresh.info

Ende mbetet e paqartë se ku është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, pasi gara mes dy kandidatëve po vjen e po forcohet gjithnjë e më shumë.

Donald Trump gjithashtu ka akuzuar demokratët për shkelje të ligjit gjatë numërimit të votave, ndërsa përmes mediave sociale ka theksuar se ‘dëmi për integritetin e sistemit ronë është bërë’.

Reagimi i Trump në mediat sociale:
Avokatët tanë kanë kërkuar “hyrje kuptimplotë”, por çfarë dobie ka kjo? Dëmi është bërë tashmë në integritetin e sistemit tonë, dhe në vetë Zgjedhjet Presidenciale. Kjo është ajo që duhet diskutuar!/arbresh.info/

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1324130551234727936?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1324130551234727936%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.b92.net%2Fembed%2Flb%2F%3Fliveblog_id%3D3725class_id%3D316

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme