Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi nisjen e një programi të ri për mbledhjen dhe analizimin e provave të luftës dhe krimeve të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë.
Në një deklaratë të Departamentit të Shtetit thuhet se i ashtuquajturi Observatori i Konfliktit do të kombinojë dokumentacionin dhe provat e mbledhura nga burime jozyrtare për veprimet e Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters, trasmeton portal arbresh.info
Me kërë rast, Presidenti amerikan, Joe Biden, ka drejtuar gishtin nga Rusia për shkak të atyre që ai i quan “krime të mëdha lufte” të kryera në Ukrainë.
Biden theksoi se Moska duhet të mbajë përgjegjësi për nisjen e konfliktit më të madh në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore.
Departamenti i Shtetit njoftoi se raportet, analizat dhe provat mbi krimet e dyshuara ruse do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të Observatorit për Konflikt./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...