Google ADS

Biden do t’u drejtohet amerikanëve nga kjo skenë

00:14 | 8 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Joe Biden dhe Kamala Harris do të flasin sonte para amerikanëve për herë të parë si president dhe nënpresidente të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.

Më pak se një orë pasi ish-nënpresidenti deklaroi fitoren kundrejt Trumpit, kampanja e tij njoftoi se presidenti i zgjedhur i 46’të i SHBA’së Biden dhe Harris do të kenë një adresim para qytetarëve rreth orës 02:00 të mëngjesit sipas kohës sonë lokale.

Dr Jill Biden dhe burri i Harris Man Doug do të shoqërojnë bashkëshortët e tyre në skenë Wilmington, Delaware.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46’të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90’ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë./expres/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme