Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën
Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliard dollarë shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, thanë sot 2 zyrtarë të administratës.
Kërkesa, e cila vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të nëntë, do të përfshijë më shumë se 20 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliard dollarë ndihmë ekonomike.
Kjo paketë është 2 herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliard dollarësh që Kongresi miratoi muajin e kaluar.
Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të SHBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të zgjeruar kontrollin e Rusisë ndaj fqinjit të tij, dhe ndoshta më gjerë.
“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte,” tha një zyrtar i administratës për Politico.
“Ne kemi çdo pritshmëri që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë nivele të krahasueshme ndihme në të ardhmen.”/abcnews.al/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...