Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se do të udhëtojë me gruan e tij, Jill Biden, për në Teksas, ku do të takojnë familjet e 19 nxënësve dhe dy mësuesve të që mbetën të vrarë në sulmin me armë në shkollën fillore.
“Do të udhëtojmë në Texas në ditët në vijim për t’u takuar me familjet dhe shpresojmë që t’i sjellim pak ngushëllim në këtë tronditje, pikëllim e traumë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Edhe zv.Presidentja amerikane, Kamala Harris, ka folur për tragjedinë në Uvalde të Teksasit, ku mbetën të vdekur 19 nxënës dhe dy mësues.
“E di që sot, pas së djeshmes, që të gjitha zemrat tona, natyrisht, janë me njerëzit e Uvalde, Teksas, me prindërit, me fëmijët, me të gjithë njerëzit që i thanë lamtumirë dikujt që e donin pa e ditur se ajo lamtumirë do të ishte e fundit për ta”, është shprehur Harris.
Ajo sikurse edhe Presidenti Biden, thanë se SHBA duhet të ketë guximin që të miratojë ligjin mbi sigurinë e armëve./arbresh.info/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...