Presidenti amerikan, Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “mizorie të tmerrshme”, pas një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, i cili vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 300.
I pari i shtetit të SHBA-së fajësoi Moskën duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.
Rusia ka mohuar gjithnjë kryerjen e sulmeve që për synim ka fëmijët, raporton BBC.
Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki./arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...