Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të miratojë një politikë të “durimit strategjik” me Kinën përderisa SHBA këshillohet brenda vendit dhe me aleatët për sfidat e saj në rritje.
“Ajo që kemi parë gjatë viteve të fundit është se Kina po zhvillohet si më autoritare brenda vendit dhe më këmbëngulëse jashtë vendit, si dhe Pekini tani po sfidon sigurinë, prosperitetin dhe vlerat tona në mënyra domethënëse që kërkojnë një qasje të re të SHBA-ve. Ne duam t’i qasemi kësaj me ca durim strategjik”, tha para gazetarëve Jen Psaki, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Administrata e presidentit Biden është në mes të një rishqyrtimi ndër-institucional të një spektri të gjerë të politikave që kanë të bëjnë me Kinën, përfshirë tregtinë, përderisa po ashtu këshillohet edhe me Kongresin dhe aleatët e huaj për mënyrën më të mirë për të vepruar.
Psaki tha se presidenti Biden do të pres që rishqyrtimi “gjithëpërfshirës” të përfundojë para se ai të përcaktojë për veprimin e tij, por shtoi se qasja e presidentit do të jetë “shumëpalëshe”.
“Presidenti është i përkushtuar të ndalojë abuzimet ekonomike të Kinës në shumë fronte dhe mënyra më efektive për ta bërë këtë është përmes punës me aleatët dhe partnerët tanë”, tha ajo.
Kjo është në kontrast të plotë me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, marrëdhënia e të cilit me presidentin kinez, Xi Jinping, shpesh ishte e tensionuar, fillimisht për mosmarrëveshjet tregtare, por më vonë edhe për trajtimin e pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nga Kina.
Trump personalisht fajësoi zyrtarët kinezë për krizën shëndetësore, në shumë raste duke e lidhur virusin me Kinën./AA/
Abdixhiku prezanton kandidatët e Prishtinës për deputetë
Blinken synon të vazhdojë punën për përfundimin e konfliktev...
Osmani ndan fotografi nga diskutimet me liderë në samitin e ...
Bisedë e gjatë mes tyre, çka po i mundon Rovenën dhe Mevlani...
Çfarë ushqimesh duhet të hani kur keni sheqer të ulët në gja...
Nesër mblidhet Komisioni hetimor për tekstet shkollore, inte...