Presidenti i Sh.B.A-ve Joe Bide, do të takohet me një grup të krye-bashkiakëve dhe guvernatorëve të premten ndërsa ai vazhdon të kërkojë miratimin e një plani lehtësimi prej 1.9 trilion dollar për të forcuar rritjen ekonomike dhe ndihmuar miliona të papunë.
Biden dhe Zëvendës-presidentja Kamala Harris do të marrin gjithashtu një konferencë ekonomike nga Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, menjëherë pasi që ajo të marr pjesë në takimin e parë të grupit të Shtatë ekonomive të pasura që kur hyri në zyrë administrata e re.
Paketa e propozuar e Biden, do të ketë pasoja të rëndësishme për ekonominë globale që ngadalë po rimëkëmbet – por shumë e pabarabartë – pasi vitin e kaluar pësoi rënien e saj më të keqe që nga Depresioni i Madh në vitet 1930.
Pjesëmarrësh në takimin e Zyrës Ovale do të jenë zyrtarë të zgjedhur Republikanë dhe Demokratë, shtetet dhe qytetet e të cilëve janë goditur nga pandemia e koronavirusit dhe pasojat e saj ekonomike. Shumë kanë parë të ardhurat nga taksat të bien dhe kostot të rriten ndërsa garojnë për të vaksinuar qytetarët e tyre.
Kryebashkiaku i Texas, Jeff Williams, një Republikan, i cili u takua me Yellen virtualisht javën e kaluar, tha që qyteti i tij kishte nevojë urgjente për ndihmë federale të caktuar për shtete dhe qeveri lokale në planin e Biden. Ai tha se qytetet u dëmtuan kur Kongresi largoi një ndihmë të tillë nga një projekt-ligj lehtësues që kaloi në dhjetor.
“Ne jemi gjymtuar. Ne nuk kemi marr ndihmë,” i tha Williams Reuters. “Taksat tona të pronës janë ulur dhe kostot po rriten. Nuk ka rëndësi a jeni Demokrat apo Republikan, kjo është zgjidhja e duhur që të mund të arrijmë rritjen ekonomike sa më shpejtë.”
Biden të enjten tha që vdekjet nga koronavirusi në Sh.B.A ka të ngjarë të arrijë në 500,000 muajin tjetër, por tha që Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e duhur për të pasur vaksina të mjaftueshme për 300 milion Amerikanë deri në fund të korrikut, transmeton arbresh.info.
Yellen, një ish Kryetare e Bordit të Rezervave Federale, do të ketë një mesazh të përzier kur të informoj Biden mbi ekonominë. Ndërsa kemi rritje ekonomike, papunësia mbetet e lartë dhe shumë komunitete me ngjyrë nuk pritet të rikuperohen me vite./arbresh.info/
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...