Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se do të kandidojë për President në vitin 2024, nëse është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po”, ishte përgjigjja e tij, kur ai u pyer nga David Muir nëse nëse planifikon të kandidojë për rizgjedhje, në një intervistë të transmetuar të mërkurën në ABC World News Tonight, transmeton portal arbresh.info
“Megjithatë, unë i bësoj shumë fatit. Fati ka ndërhyrë në jetën time disa herë. Nëse kam shëndetin e mirë, sikurse e kam tani, atëherë, sigurisht që do të kandidoj prap”, tha ai.
Muir e pyeti Biden nëse ai ende dëshiron të kandidojë nëse kundërshtari i tij rezulton të jetë përsëri ish-presidenti Donald Trump.
“Ti po përpiqesh të më tundosh tani,” u përgjigj Biden duke qeshur. “Sigurisht. Pse mos të kandidoj kundër Donald Trump? Kjo do të rrisë perspektivën time për të kandiduar”./arbresh.info/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...