Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Kaliforni do të kërkojnë vite për t’u riparuar.
Biden ka vizituar shtetin në fjalë pasi stuhitë e forta u morën jetën të paktën 21 personave.
“Ndërsa situatës nuk i zihet ende besë, ne jemi paksa optimiste se pjesa dërrmuese e së keqes ka kaluar. Ujërat janë tërhequr, por ne do të mbikëqyrim dëmet që u janë shkaktuar shtëpive, bizneseve dhe fermave. Dhe ne gjithashtu e dimë se disa prej dëmeve do të kërkojnë vite për t’u riapruar. Por neve na duhet të nisim rindërtimin dhe ta bëjmë mirë atë. Duhet ta bëjmë mirë”, u shpreh Biden.
Kalifornia e përjeton shumicën e shirave në dimër për shkak të lumenjve atmosferikë, një fenomen që krijon reshje të shoqëruara me avull që vjen nga oqeani e që më pas bien në tokë nga qielli. Biden tha se stuhitë duhet të shërbejnë si një këmbanë alarmi.
“Nëse dikush vë në dyshim faktin se klima po ndryshon, atëherë duhet të ketë fjetur gjum në dekadat e fundit”, theksoi ai.
Duke inspektuar disa prej dëmeve, presidenti paralajmëroi se kriza e klimës do të krijojë më shumë mot ekstrem në të ardhmen.
500 punonjës federalë janë dërguar në Kaliforni për të ndihmuar shërbimet e emergjencës. Biden aprovoi një deklaratë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kaliforni, duke lëvruar burime federale shtesë për operacionet e rindërtimit.
Menjëherë pas Krishtlindjes, Kalifornia ka përjetuar sasi të mëdha reshjesh deh dëborë e dendura ra në dosa zona të Sierra Nevadës./Euronews/
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...