Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë ndryshime në ligjin zgjedhor.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se do të nënshkruajë një dispozitë që reformon ligjin zgjedhor pasi propozimi të kalojë nga Kongresi amerikan.
Njoftimi i presidentit amerikan pasoi të nesërmen pasi ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të Capitol Hill, raporton reuters.
“Unë pres që të nënshkruajmë ligjin në mënyrë që së bashku të mund të forcojmë dhe rivendosim demokracinë amerikane deri në zgjedhjet e ardhshme dhe ato që pasojnë”, tha Biden në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Para nënshkrimit, projektligji duhet të miratohet nga Senati, ku të dyja forcat politike kanë numër të njëjtë të ligjvënësve.
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...