Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të vizitojë Evropën më 25-28 qershor, për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7 në Gjermani dhe Samitin e NATO-s në Spanjë.
“Biden më 25 qershor do të shkojë në Schloss Elmau në jug të Gjermanisë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7”, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë me shkrim.
Duke vënë në dukje se mbështetja e G7 për Ukrainën, qëndrueshmëria ekonomike dhe demokratike, ndryshimet klimatike, zhvillimi dhe siguria shëndetësore globale do të diskutohen në samit, Jean-Pierre tha se kriza e ushqimit dhe energjisë e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë do të jenë disa nga temat e rëndësishme të samitit.
“Më 28 qershor Biden do të udhëtojë në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s 2022”, thuhet në deklaratë. /arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza