Google ADS

Biden: Dhuna nga armët lë gjithnjë nje plagë të thellë

15:32 | 8 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur i shtangur, i indinjuar dhe thellësisht i pikëlluar nga vrasja e ish kryeministrit japonez, sipas BBC.

Biden, ashtu si presidenti Barack Obama, ka punuar ngushtë me ish-kryeministrin japonez kur ai ishte zëvendëspresident i SHBA-së.

“Ai ishte një kampion i aleancës midis kombeve tona dhe i miqësisë midis njerëzve tanë. Kryeministri japonez më jetëgjatë, vizioni i tij për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur do të jetojë gjatë.

Mbi të gjitha, ai kujdesej shumë për popullin japonez dhe ia kushtoi jetën shërbimit të tyre. Edhe në momentin që është sulmuar ka qenë i angazhuar në punën për demokracinë.

“Ndërsa ka shumë detaje që ne ende nuk i dimë, ne e dimë se sulmet e dhunshme nuk janë kurrë të pranueshme dhe se dhuna me armë gjithmonë lë shenjë në komunitetet që janë prekur prej saj.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Japonisë në këtë momente pikëllimi. Unë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij,” tha Biden./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme