Biden dhe Xi-Jinping, takim javën e ardhshme në SHBA

10:56 | 11 Nëntor 2023
K.B

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij kinez, Xi-Jinping do të takohen të mërkurën në Kaliforni të SHBA për herë të parë pas një viti.

Ky takim vjen në një kohë që dy vendet kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit.

Ata pritet pkërisht të diskutojnë për marrëdhëniet e tensionuara, tregtinë, por edhe çështjen e Tajvanit.

Udhëheqësit do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë të forumit për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor që mund të zgjas me orë të tëra.

Në qendër të takimit, pritet të jenë çështjet globale nga lufta Izrael-Hamas deri te agresioni rus ndaj Ukrainës.

“Asnjë temë nuk do të mbetet pa trajtuar”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara që pas rrëzimin e një balone kineze që përshkoi hapësirën ajore të Shteteve të Bashkuara në Shkurt. Që nga ajo periudhë, Shtëpia e Bardhë ndërmorri një fushtatë diplomatike për normalizimin e marrëdhënieve Uashington-Pekin./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme