Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësi i tij Donald Trump, çimentuan një përballje të re në zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe gjatë Super të Martës u rrit edhe presioni ndaj rivales së Trumpit, Nikki Haley, që të lë garën në mesin e republikanëve.
Biden dhe Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Mejn, Oklahoma, Virxhinia, Karolinë të Veriut, Tenesi, Arkansas, Minesota dhe Masaçusets. Biden po ashtu fitojë garën në mesin e demokratëve edhe në Utah, Vermont dhe Ajova.
Haley fitoi në Vermont, duke ia mohuar Trumpit një fitore të plotë, por ish-presidenti fitoi në shtetet e tjera që mund të mos kenë qenë shumë favorite për të, sikurse Virxhinia, Masaçusets dhe Mejn, shtete që kanë numër të madh të votuesve të moderuar, që e kishin mbështetur Haley në zgjedhjet e mëparshme paraprake.
Deri më vonë gjatë këtij muaji pritet të votojnë shtetet e tjera, që Biden dhe Trump zyrtarisht të marrin nominimin e partive të tyre për të garuar në zgjedhjet presidenciale. Por, gjatë Super të Martës, që është dita më e rëndësishme e zgjedhjeve paraprake, u bë e qartë se një përballjee sërishme Biden-Trump është pothuajse të sigurt. Sikurse Biden, 81 vjeç, ashtu edhe Trump 77 vjeç, vazhdojnë të dominojnë në partitë e tyre pavarësisht se përballen me pyetje që kanë të bëjnë me moshën dhe me asnjërin që nuk kanë popullaritet të gjerë për zgjedhjet e përgjithshme.
Të vetmen garë që Biden e humbi të martën ishte në Samoan Amerikane, që është një territor i vogël i SHBA-së në Oqeanin Paqësor. Ai u mposht nga kandidati Jason Palmer, që fitoi 51 vota, kundrejt 40 votave që i fitoi presidenti amerikan.
Haley ndoqi rezultatet zgjedhore të Super të Martës larg syrit të publikut dhe fushata e saj nuk ka planifikuar asnjë ngjarje të re. Fushata e saj tha përmes një deklarate se rezultati reflektoi atë se kishte shumë republikanë “që po shprehin shqetësime të thella për Donald Trumpin”.
Ndërkaq, në pronën e Trumpit në Mar-a-Lago kishte shumë njerëz që shkuan në ndejën e fitores.
“Për një arsye e quajnë Super të Martë”, u tha Trump të pranishmëve. Më pas ai sulmoi Bidenin lidhur me kufirin SHBA-Meksikë dhe për tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani.
Biden nuk mbajti fjalim, por lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se rezultatet e së martës i kanë lënë amerikanët me një zgjidhje të qartë dhe duke vënë në pah arritjet e tij pasi mposhti Trumpin në zgjedhjet e vitit 2020.
“Nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë, i gjithë ky përparim do të jetë në rrezik. Ai nxitet nga ankesat dhe hidhërimi, i përqendruar në hakmarrjen e tij e jo te populli amerikan”, tha Biden.
Pavarësisht dominimit të Bidenit dhe Trumpit në partitë e tyre, sondazhet e kanë bërë të qartë se elektorati i gjerë nuk dëshiron që zgjedhjet e sivjetme të përgjithshme të jenë identike me garën e vitit 2020./rel
Katër karateistët kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, hu...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...