Biden dhe Harris do të testohen rregullisht për koronavirus gjatë fushatës zgjedhore

16:42 | 25 Gusht 2020
Arbresh.info

I nominuari për president të SHBA-ve nga radhët e Demokratëve dhe partnerja e tij, Kamala Harris do të testohen rregullisht për koronavirus gjatë fushatës zgjedhore.

“Ky njoftim është edhe një hap që dëshmon përkushtimin e Joe Biden dhe Kamala Harris për të kthyer paqen e keqmenaxhimit katastrofal të Trumpit gjatë krizës më të keqe të shëndetit publik në 100 vjet”, tha zëdhënësi i Biden, Andrew Bates në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.

Biden, 77 vjeç, Harris, 55 vjeçe dhe stafi kryesor që ndërveprojnë me ta do të testohen “rregullisht”, në përputhje me këshillat e këshilltarëve mjekësorë, tha një ndihmës i fushatës për agjencinë e lajmeve Reuters.

Zëvendës menaxheri i fushatës së Biden dhe drejtori i komunikimit, Kate Bedingfield, më parë kishte thënë se ai ende nuk ishte testuar për Covid-19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme