Google ADS

Biden dënon atentatin ndaj kryeministrit sllovak: Lutemi për një shërim të shpejtë

18:52 | 15 Maj 2024
E.H

Presidenti amerikan, Joe Biden ka dënuar atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Ficos.

Në një deklaratë, presidenti amerikan tha se ishte “i alarmuar” nga sulmi dhe se ai dhe gruaja e tij, Jill, “po luteshin për një shërim të shpejtë”, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info

“Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë,” tha Biden.

“Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune. Ambasada jonë është në kontakt të ngushtë me qeverinë e Sllovakisë dhe e gatshme të ndihmojë”, tha Biden

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme