Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se dënimi i ish oficerit të policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd, “mund të jetë një hap i madh përpara” për vendin në luftën kundër racizmit sistemik, por që “nuk është e mjaftueshme”.
“Ne nuk mund të ndalemi këtu”, tha Biden në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë disa orë pas vendimit.
Fjalët e fundit të George Floydt – “Nuk mund të marr frymë” – nuk duhet, siç deklaroi Biden, “të vdesin me të”, raporton cnn.
Ish-oficeri i policisë së Minneapolisit, Derek Chauvin u shpall fajtor për vrasjen e afro-amerikanit në një çështje që tregoi ndarje racore në Amerikë.
Chauvin u akuzua për vrasje pasi u gjunjëzua në qafën e Floydt për më shumë se nëntë minuta gjatë arrestimit në muajin maj të vitit të kaluar.
Kolona të gjata në Merdarë, deri në 2 orë pritje për të dal...
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike ...
Marrëdhëniet e tensionuara, Barcelona e refuzon menjëherë Se...
Vullneti fajëson Xhenetën për mënyrën se si “ka dal jashtë” ...
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta