Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas takimit me homologët e G7-të ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar saktësisht për sanksionet e reja ndaj shteti të Rusisë.
Një ndër sanksionet më të rënda nga Amerika në drejtim të Rusisë, është bllokimi i bankave më të mëdha të Rusisë.
“Tani kemi sanksionuar bankat ruse që së bashku mbajnë një trilion dollarë aktive” – ka thënë Joe Biden në konferencë, përcjell arbresh.info.
Ai thotë se sanksionet që ai po përshkruan do të dëmtojnë aftësinë e saj për të konkurruar në ekonominë e teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.
“Ne kemi ndërprerë një nga bankat më të mëdha të Rusisë, e cila mban një të tretën e aktiveve bankare të vendit” – ka shtuar Biden. / arbresh.info/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024