Biden bisedë telefonike me Scholz, fokus ndihma ushtarake për Ukrainën

13:04 | 18 Janar 2023
A. B.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilluan një bisedë telefonike të martën, ku biseda u fokusua në mbështetjen për Ukrainën.

Të dy udhëheqësit ranë dakord se mbështetja e tyre “duhet të jetë efektive, e qëndrueshme dhe e koordinuar”, tha Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë për Scholz, në një deklaratë.

Në fillim të janarit, Uashingtoni dhe Berlini ranë dakord së bashku për të dërguar automjete luftarake për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Biden njoftoi se SHBA synonte të furnizonte Ukrainën me një raund tjetër ndihme sigurie, duke përfshirë automjetet luftarake Bradley.

Scholz tha se Gjermania do t’i sigurojë Ukrainës automjete luftarake të Marder dhe sistemin ajror Patriot. Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin dhe ministri i sapoemëruar gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, pritet të takohen në Berlin.

Takimi në Ramstein, i organizuar nga Austin, do të fokusohet në më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Rikujtojmë se në fillim të janarit 2023, Shtetet e Bashkuara ndanë një paketë ndihme ushtarake me vlerë më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme