Google ADS

Biden bisedë telefonike me Macron, diskutime për luftën në Ukrainë dhe tensionet Kinë-Tajvan

23:27 | 20 Prill 2023
E.H

Presidenti i SHBA, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike të enjten me homologun francez, Emmanuel Macron. Shtëpia e Bardhë njoftoi se temë e diskutimit ishte vixizae Macronit në Kinë.

“Ata ripohuan rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit. Presidentët përsëritën gjithashtu mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë,” thuhet në njoftim, shkruan Reuters.

Më herët gjatë ditës së sotme, Biden foli me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku Kina ishte një temë kryesore.

“Të dy liderët diskutuan udhëtimin e fundit të Presidentit von der Leyen në Pekin dhe angazhimin e tyre të përbashkët për të ruajtur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të drejtat e njeriut dhe praktikat e tregtisë së drejtë”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme