Biden: Besoj se pengjet do të lirohen nga Hamasi

19:36 | 14 Nëntor 2023
D.H

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të martën se është i angazhuar në bisedime ditore për ta siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen nga grupi radikal palestinez, Hamas, i cilësuar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian si organizatë terroriste.

“Mbahuni, ne po vijmë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nga gazetarët se cili është mesazhi i tij për anëtarët e familjeve të pengjeve, shkruan REL.

Biden theksoi se bisedon çdo ditë me palët e përfshira në bisedime për lirimin e mundshëm të pengjeve, por nuk deshi të japë hollësi.

Luftëtarët e Hamasit i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer 240 pengje, sipas zyrtarëve izraelitë.

Deri më tani janë liruar katër pengje./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme