Biden bën thirrje për aktakuzë ndaj policëve që qëlluan të rinjtë me ngjyrë Breonna Taylor dhe Jacob Blake

08:16 | 3 Shtator 2020
Arbresh.info

Kandidati presidencial nga radhët e Demokratëve, Joe Biden ka bërë thirrje që të ngritët aktakuzë kundër policëve që qëlluan dy amerikanët e zinj, Jacob Blake dhe Breonna Taylor.

Duke folur në Delauer, Biden nuk e specifikoi me çfarë akuzash mund të ngriten në këto raste, që kanë nxitur protesta mbarëkombëtare për drejtësi raciale, transmeton portali arbresh.info.

Demokrati foli pasi shënoi një rekord për mbledhjen e fondeve në gusht.

Ai ka një epërsi ndaj presidentit Donald Trump, një Republikan, në sondazhet e opinioneve përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Gjatë një konference shtypi në qytetin e tij të Wilmington të mërkurën, Biden u pyet nëse ai ishte dakord me bashkë-kandidaten Kamala Harris, që oficerët në çështjet Blake dhe Taylor të akuzoheshin.

“Unë mendoj se duhet ta lëmë sistemin gjyqësor të funksionojë në mënyrën e vet,” tha ai. “Unë mendoj se në minimum, ata duhet të akuzohen, oficerët.”

Blake, 29 vjeç, u qëllua shtatë herë në shpinë dhe u paralizua gjatë një arrestimi në Kenosha, Wisconsin, më 23 gusht.

Asnjë veprim nuk është ndërmarrë deri më tani kundër oficerit të përfshirë, në pritje të hetimeve nga Wisconsin dhe departamentet e drejtësisë të SHBA.

Taylor, 26, u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj gjatë një kontrolli droge në Louisville, Kentucky, më 13 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme