Presidenti amerikan Joe Biden beson se ekziston mundësia për të shpallur një armëpushim të përkohshëm në Rripin e Gazës përpara muajit të Ramazanit.
“Nëse kjo vazhdon gjatë Ramazanit, do të jetë shumë, shumë e rrezikshme,” tha ai duke shtuar se vendimi për të shpallur një armëpushim dhe për të liruar pengjet në këmbim të të burgosurve palestinezë, tani ishte në duart e Hamasit.
Përfaqësuesit e ndërmjetësve, Katari, Egjipti dhe SHBA, po negociojnë me Hamasin në Kajro.
Ndërkohë Izraeli nuk merr pjesë në bisedime. Deklaratat nëse është bërë apo jo progres janë ende kontradiktore./abcnews.al
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...