Bezos premton 10 miliardë dollarë për luftimin e ndryshimeve klimatike

09:07 | 18 Shkurt 2020
Arbresh Info

Shefi i kompanisë “Amazon” dhe njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, është zotuar se do t’i dhurojë 10 miliardë dollarë për t’i luftuar ndryshimet klimatike.

Ai tha se këto të holla do të shkojnë për financimin e punës së shkencëtarëve, aktivistëve dhe grupeve të tjera.

“Dua të punoj përkrah të tjerëve për t’i zgjeruar rrugët dhe për të eksploruar rrugë të reja për luftimin e efekteve shkatërruese të ndryshimeve klimatike”, tha ai.

Duke shkruar në llogarinë e tij në Instagram, Bezos tha se paratë do të dhurohen nga vera e këtij viti, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, pasuria e Bezos-it vlerësohet se është më shumë se 130 miliardë dollarë, prandaj shifra e premtuar për luftimin e ndryshimeve klimatike e paraqet rreth 8 për qind të pasurisë së tij.

Në krahasim me miliarderët e tjerë, Bezos në të kaluarën është kritikuar për donacionet e pakta që ka ofruar.

Ai gjithashtu është kritikuar për mosnënshkrimin e një pakti, sipas të cilit, personat që kanë shumë pasuri zotohen ta dhurojnë gjysmën e saj gjatë jetës së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme