Gjeneral-lejtant Abdel Fattah al-Burhan është betuar si kreu i Këshillit Sovran të Sudanit, institucion që do të udhëheqë vendin gjatë një periudhe 3-vjeçare kalimtare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burhan do të udhëheqë Këshillin prej 11 anëtarësh për 21 muaj në kuadër të marrëveshjes për ndarjen e pushtetit midis Këshillit të Përkohshëm Ushtarak (TMC) dhe koalicionit të opozitës Forcat për Liri dhe Ndryshim (FFC).
Ai më vonë do të zëvendësohet nga një civil, i cili do të udhëheqë Këshillin për periudhën e mbetur 18-mujore, pas të cilës do të pasojnë zgjedhjet.
Këshilli Sovran përbëhet nga një personel i përbërë prej 5 ushtarëve të emëruar nga TMC-ja, 5 civilëve nga FFC-ja, si dhe nga një kandidat civil në pajtim midis dy palëve.
Burhan ka qenë komandant i forcave tokësore. Ai u emërua nga ish-presidenti Omar al-Bashir si inspektor i ushtrisë kombëtare disa muaj para rrëzimit të Al-Bashirit.
Nga grupet rebele Burhan akuzohet për kryerjen e mizorive në provincën Darfur në perëndim të Sudanit pasi ai ishte komandant i forcave ushtarake në shtetin qendror Darfur dhe ishte një nga ata që ishte përgjegjës për formimin e milicisë famëkeqe “Janjaweed” pas shpërthimit të konfliktit në vitin 2003.
Në muajin prill ushtria largoi nga pushteti al-Bashirin pas disa muajve të protestave kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...