Kriza politika disamujore në Itali ka marrë fund në skenarin më të keq për Brukselin. Dy partitë populiste, 5 Yjet dhe Lega Nord do të qeverisin Italinë.
Giuseppe Conte u betua këtë të premte si Kryeministër i vendit.
Përpjekja e presidentit Sergio Matarella për t’i dhënë një tjetër zgjidhje ngërçit disamujor, dështoi. Profesori i Juridikut, Giuseppe Conte këmbëngul se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.
Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra. Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë më pak të rëndësishme të Komuniteteve.
Vetë Savona u shpreh i kënaqur që tabloja politike u plotësua, edhe pse jo shumë. “Nëse arritën kompromis mbi emrin tim, – u shpreh ai -, do të thotë se e kuptuan që në fund të fundit, nuk jam dhe aq antieuropian”.
Ekzekutivi i ri do të përbëhet nga 6 teknikë, 7 pjesëtarë të “5 yjeve” dhe 6 të Lega-s. Do të punojmë me vendosmëri për të përmirësuar cilësinë e jetesës së të gjithë italianëve, ishte deklarata e parë e Contes si kryeministër i caktuar. Në këtë mënyrë, morën fund katër ditë krize politike dhe institucionale në Itali, por ndonëse ministri i ri i zgjedhur i Ekonomise Giovanni Tria, e favorizon vazhdimin e anëtarësimit në zonën e monedhës së përbashkët, konflikti i populistëve me BE-në nuk është mbyllur plotësisht.
“5 yjet” dhe Lega kanë premtuar shpenzime të reja të ndihmës sociale dhe shkurtim taksash, çka mund të bjerë ndesh me rregullat e shpenzimeve të bllokut. Vetë Matteo Salvini nga ana tjetër do të mbaje portofolin e Ministrisë së Brendshme dhe një nga premtimet e tij të para ishte një politikë e re e ashpër mbi emigracionin, që mund të ngjallë dhe kjo debate në Europë.
Dy partitë, që para zgjedhjeve kishin ndasi të thella në programin e tyre, arritën që të sheshojnë këto ndasi dhe të formojnë një koalicion të përbashkët. E përbashkëta tjetër e tyre është qëndrimi ndaj Brukselit.
Si 5 Yjet, ashtu edhe Lega Nord kundërshtojnë një sërë politikash shtrënguese të imponuara nga Bashkimi Europian për daljen nga kriza financiare dhe ekonomike.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...