Europa e këtyre dy fronteve të reja rivale u shfaq qartë të mërkurën, me deklaratat e Emmanuel Macron pas takimit Orban-Salvini në Milano.
“Nëse ata të dy mendojnë se unë jam kundërshtari i tyre, kanë të drejtë”, u shpreh presidenti francez. “Nuk do të dorëzohem përballë nacionalistëve dhe atyre që mbajnë fjalime të mbushura me urrejtje”.
Salvini ia ktheu përgjigjen shumë shpejt. “Po të marrim parasysh sondazhet, kundërshtari kryesor i Macronit është populli francez”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, që po i shkakton shumë dhimbje koke Europës.
“Përpara se t’u japë leksione të tjerëve – shtoi kreu i “Lega Nord”, – të shohë njëherë çfarë bëhet në shtëpinë e tij”.
Ky ishte sinjali i parë i përballjes së madhe që do të ndodhë pas disa muajsh. Nga data 23 deri më 26 maj, gati 400 milionë europianë do të hedhin votën e tyre për Parlamentin e ri.
Gara këtë herë luhet mes një shumice të qartë, por në rënie filoeuropianësh, dhe një pakice në rritje sovranistësh, të bashkuar nga ideja që Komisioni Europian të mos bëjë ligjin në vendet e tyre.
Në anketimet e fundit, sipas “Corriere della Sera”-s, në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Poloni, Rumani, Holandë, Zvicër e Hungari të marra së bashku, PPE-ja (Partitë Popullore Europiane) dhe PSE-ja (Partia Socialiste Europiane) humbin 60 deri në 70 vende.
Ndërkohë, e djathta sovraniste avancon dhe mund të sigurojë rreth 30 vende në Itali e 15 në Gjermani, ku “AfD”-ja rezulton tashmë partia e dytë në 3 lande, ndërsa që prej vitit 2014 ky krah ka rritje edhe në Holandë, Austri e Republikën Çeke./tch
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...