Armët e prodhuara në perëndim kanë filluar të japin efekt në fushëbetejat e Ukrainës lindore. Raportohet se së fundmi obusët e dhuruar nga SHBA kanë nisur shkatërrojnë tanket ruse në betejën e furishme për Severodonetsk-un.
Një video e publikuar nga ushtria e Ukrainës tregon zjarrin e artilerisë që me pas shkatërron një tank dhe dy automjete luftarake të këmbësorisë BMP ndërsa raketa me saktësi vdekjeprurëse bien mbi to deri në 25 milje larg.
Artileritë e Brigadës së 81-të Ajrore po operonin obusin M777 të dhuruar nga SHBA, të ndërtuar nga Britania në vijat e frontit rreth qytetit lindor të Severodonetsk-ut në rajonin e Luhansk-ut.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara i kanë dhuruar deri më tani Ukrainës më shumë se 100 obusë, dhe 18 të tjerë shtesë si dhe mjete taktike për t’i tërhequr së bashku me municione, të përfshira në këstin e fundit të ndihmës ushtarake me vlerë 1 miliard dollarë. /abcnews.al/
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”