Besimi i amerikanëve në ushtrinë amerikane është në pikën më të ulët në dy dekada, sipas të dhënave të reja nga Gallup.
Zbulimi konsiderohet i një rëndësie të veçantë, kjo për shkak se ushtria kishte besimin e popullit edhe kur institucionet e tjera, si policia, shkollat publike dhe feja ishin në rënie. Megjithatë, pavarësisht nga normat në rënie, ushtria mbetet një nga institucionet më të besuara të Amerikës.
Në një sondazh të Gallup të kryer nga 1 deri më 22 qershor, 60% e të anketuarve shprehën besim tek ushtria, e cila u rendit e dyta në mesin e 17 institucioneve të përfshira në pyetësor.
Në vend të parë janë bizneset e vogla. Ushtria mbetet përpara policisë (43%), sistemit shëndetësor (34% ) dhe feja (32%). Gazetat (18%) dhe Kongresi (8%) janë në vendet e fundit.
Besimi filloi të shënojë rënie pas tërheqjes kaotike nga Afganistani, besimi i amerikanëve në ushtrinë e vendit u luhat midis 50% dhe 58% gjatë Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve ndaj fuqisë amerikane, si kriza e pengjeve në Iran, sipas Gallup.
Megjithatë, besimi në ushtri u rrit pas fitores në Luftën e Gjirit dhe më pas pas 11 shtatorit. Besimi i popullit filloi të bjerë pas tërheqjes kaotike të SHBA-së nga Afganistani në vitin 2021.
Republikanët kanë më shumë besim te ushtria, por përqindja ra nga 91% në 2020 në 68% këtë vit. Midis demokratëve, besimi u rrit në 62% kur Joe Biden mori detyrën, por që atëherë ka shënuar rënie./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...