Google ADS

Besiana Kadare merr postin e zëvendëspresidentes së sesionit 75 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:11 | 1 Korrik 2020
Arbresh.info

Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit Ismail Kadare, e ka marrë postin e zëvendëspresidentes së sesionit 75 në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ky lajmë u publikua nga vetë Besiana Kadare në rrjetin e saj social në Facebook, pak çaste pasi erdhi lajmi se ky post i lartë në OKB do t’i takojë Shqipërisë.

Postimi i saj i plotë:

“Ndihem shume e nderuar qe do te perfaqesoj Shqiperine ne kete post te rendesishem, i cili do t’i jape vendit tone me shume vizibilitet ne arenen nderkombetare. Faleminderit“.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme