Berluskoni: ‘Revolucioni’ po vjen në Itali!

22:06 | 2 Mars 2018
Trina Galanxhi

Silvio Berluskoni ka paralajmëruar se ‘revolucioni’ do të godasë Italinë me zgjedhjet e fundit.

Ish-kryeministri dhe kreu i Forza Italia, Silvio Berluskoni së bashku me kreun e koalicionit Lega, Matteo Salvini, janë paraqitur në një konferencë shtypi.

Duke e përshkruar Salvini si rebel, Berluskoni tha se “revolucioni po vjen në këtë vend dhe ne jemi rebelë të ndryshëm’, transmeton portali arbresh.info

Berluskoni goditi gjithashtu ish-kryeministrin Matteo Renzi, i cili është kreu i Partisë Demokratike dhe përjashtoi një marrëveshje me rivalin e tij pro-BE.

“Ne jemi forca e vetme e majtë. Ne jemi revolucionarë. Programet tona me PD-në nuk bien dakord”, shtoi ai.

Të dy liderët e partive ishin në humor të mirë përpara votimit, ku edhe Berluskoni nuk hezitoi t’ia fshinte djersët Salvinit, duke i thënë ‘ti djersit shumë’.

Berluskoni ka shërbyer katër herë si kryeministër i Italisë, por është ndaluar të mbajë ndonjë post publik deri në vitin 2019 për shkak të një dënimi për mashtrim me taksa gjatë vitit 2013.

Italia mban zgjedhet parlamentare me 4 mars dhe BE-ja ka ‘zgjatur veshët’ për të ditur se kush do të udhëheqë me vendin që është pjesë e bllokut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme