Google ADS

Berluskoni: Italia nuk mund të braktisë euron

20:42 | 9 Janar 2018
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka deklaruar se do të ishte “e paqëndrueshme” që Italia të largohet nga euro.

Ai ka insistuar se është euroskeptikët do të pajtohen me deklaratën e tij, shkruan “Politico”, transmeton portali arbresh.info

Në një seri postimesh në Twitter ai ka përsëritur atë që kishte thënë në një intevistë, që do të ishte teknikisht e “pamundur dhe e paqëndrueshme për ekonominë italiane nëse vendi vendos të braktis euron”.

“Euro është një vlerë monetare që u shpik gabimisht, me kurs këmbimi të gabuar që ka varfëruar italianët”, shkroi ai. “Por sot është e pamundur të mos jesh pjesë e saj”.

Italia pritet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme me 4 mars./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme