Google ADS

Berluskoni i thotë Renzit: Jep dorëheqje nëse e humb referendumin

19:58 | 3 Dhjetor 2016
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlukoni i ka bërë thirrje liderit aktual të qeverisë Matteo Renzi për të përmbushur premtimin e tij dhe të jap dorëheqje nëse humbet në referendumin kushtetues.

“Nëse ai nuk dëshiron që të humbasë atë pak besim që ka, ai duhet të braktisë politikën,” tha Berluskoni duke i’u referuar humbjes së referendumit, transmeton arbresh.info.

Të dielen italianët do të votojnë për reformën kushtetuese, e cila do të zvogëlojë numrin e senatorëve, do të zvogëlojë fuqinë rajonale në favor të Romës dhe do t’i jap partisë fituese në zgjedhjet kombëtare më shumë pushtet.

Berluskoni është kundër reformës, sepse sipas tij reforma do t’i japë Renzit dhe Partisë së tij Demokratike më shumë pushtet.

Për gazetën italiane Corriere della Sera, Berluksoni tha se edhe nëse italianët votojnë kundër referendumit nuk do të ketë krizë politike. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme