Google ADS

Berluskoni i kthehet politikës

20:41 | 17 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, zyrtarisht është kthyer në zyrën e tij politike, duke paraqitur një platformë politike pro-europiane gjatë një takimi me anëtarët e partisë së tij Forca Italia.

“Ne parashikojmë një fitore të madhe për qendrën e djathtë”, tha Berluskoni, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Berluskoni 81 vjeçar u tërhoq nga politika në vitin 2011, pasi humbi shumicën e tij parlamentare, menjëherë pasi Italia u godit nga kriza europiane për borxhet.

Tani, pasi ka shërbyer nëntë vite si kryeministër, ai dëshiron të udhëheqë partinë e tij në zgjedhje që priten të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Ai ka paraqitur një axhendë pro-europiane të politikave të përshkëta të mbrojtjes, të politikës së jashtme, industrial, fiskale, si dhe vazhdmin e qëndrimit në eurozonë.

Berluskoni i është ndaluar paraqitja në zyra publike deri në vitin 2019 për shkak të një dënimi për mashtrim me taksa, por ai ka apeluar vendimin në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe një vendim pritet në nëntor.

“Unë pres që Europa të rikthejë nderin tim…por me gjykatë e pa gjykatë, unë ju premtoj se do të marrë pjesë në fushëtn zgjedhore”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme