Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar se është thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar nga sjellja e Presidentit rus, Vladimir Putin.
Manjati, i cili prej vitesh gëzonte një miqësi të ngushtë me liderin rus, tha se Putini duhet të marrë përgjegjësinë e plotë për pushtimin e Ukrainës, transmeton portal arbresh.info
“Unë e njoha atë 20 vjet më parë dhe ai më ishte dukur gjithmonë një njeri i demokracisë dhe paqes… sa keq,” tha Berlusconi, duke iu drejtuar një konvente të partisë së tij konservatore Forza Italia në Romë.
Kjo është hera e parë që Silvio Berlusconi ka folur për pushtimin e Ukrainës nga ana e Rusisë.
Kremlini e quan veprimin një “operacion special” që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e fqinjit të tij, të cilin Ukraina dhe aleatët e saj e kanë hedhur poshtë si një pretekst të pabazë për luftë.
Berlusconi, i cili në vitin 2015 e quajti Putinin “pa dyshim numrin një në mesin e liderëve botërorë”, dikur e përshkroi liderin rus, 69 vjeç, si një vëlla të vogël.
“Sulmi ndaj Ukrainës, në vend që ta sjellë Rusinë në Europë, e ka hedhur atë në krahët e Kinës… sa keq, sa keq”, tha ai.
Berlusconi, 85 vjeç, ishte kryeministër për disa mandate: 1994-95, 2001-2006 dhe 2008-2011./reuters/arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...