Lideri i Forza Italia dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leukemi, sipas një raporti të Corriere della Sera të publikuar sot (e enjte).
Raporti thotë se mjekët e bënë diagnozën pasi bënë një sërë testesh, duke përfshirë testimin e palcës së eshtrave. 87-vjeçari Berlusconi u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano të mërkurën mes raporteve për probleme me frymëmarrjen, raportojnë mediat e huaja.
Raporti i sotëm vinte në dukje se ai mund të jetë infektuar me pneumoni si pasojë e dobësisë së shkaktuar nga leukemia.
Përfaqësuesit e Berlusconit ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore. /Arbresh.info/
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...