Pas atentatit ndaj Donald Trumpit dhe fotografisë me fuqie të madhe simbolike ku ai me fytyrë të gjakosur ngre grushtin pas sulmit, shumë vetë në SHBA mendojë se Trumpi tani është thuajse i pandalshëm. Edhe kongresi i Partisë Republikane që zhvillohet në Milwaukee të SHBA-së e konfirmoi mes duartrokitjesh të forta zyrtarisht Trumpin si kandidatin presidencial.
Edhe politikanët gjermanë besojnë – ose më mirë kanë frikë – se Trumpi do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së. Disa prej tyre nuk e kanë fshehur se nuk e pëlqejnë Trumpin. Në samitin e G7 në Itali në qershor, kancelari Olaf Scholz e bëri të qartë se ai do të preferonte që Joe Biden të zgjidhet sërish si president.
Eksperti për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme mendon se nuk është e mirë që politikanët gjermanë të mbajnë publikisht anë. “Të gjithë e dinë cili është rreziku,” shprehet Tolksdorf për DW, “por në të njëjtën kohë politikanët gjermanë nuk kanë asnjë ndikim në fushatën zgjedhore në SHBA – ata duhet të jenë të përgatitur për një fitore të tij dhe është mirë të pëmbahen me retorika anti-Trump”.
J.D. Vance: “Nuk më intereson çfarë ndodh me Ukrainën”
Shqetësim shkatoi në Gjermani edhe emërimi i J.D. Vance si kandidat për zëvendëspresident. Shefi i Konferencës së Sigurisë që mbahet çdo vit në Mynih, Christoph Heusgen i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Vance e kishte shprehur qartë pozicionin e tij në takimin e sivjetshëm në shkurt në Mynih: “SHBA do të vendosë prioritete të ndryshme në të ardhmen, Evropa duhet të kujdeset për mbrojtjen e saj dhe gjithashtu të marrë përsipër barrën kryesore të mbështetjes së Ukrainës që tani e mban SHBA.”
Në një podcast në vitin 2022 Vance kishte thënë hapur “Për mua nuk ka shumë rëndësi se çfarë ndodh me Ukrainën”.
Po ashtu Vance ka bërë për Gjermaninë shumë deklarata që shumicës së politikanëve gjermanë ndoshta nuk do t’u pëlqejnë. Përveç ankesave të tij për përpjekjet e pamjaftueshme të Gjermanisë në fushën e mbrojtjes, ai e ka quajtur “idiote” politikën energjetike të Gjermanisë. Lidhur me shtimin e përkrahjes për partinë e djathtë AfD, ai tha në një intervistë në shkurt se arsyeja është “rezistenca në rritje ndaj migrimit masiv” dhe se elitat evropiane nuk ua vënë veshin njerëzve të zakonshëm. Ashtu si edhe Trump-i, Vance është pro taksave të përgjithshme për importet për të mbrojtur industrinë e SHBA-së, gjë që do të kishte ndikim të madh sidomos në Gjermani, ekonomia e së cilës është e orientuar drejt eksportit.
Varësia e Gjermanisë dhe e Evropës nga SHBA-ja
Sipas ekspertit për çëshjet transatlantike, Dominik Tolksdorf, “Gjermania dhe Evropa janë sot shumë më “vulnerabël” sesa në vitin 2016, sepse Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Evropën, dhe Evropa është ende shumë e varur nga SHBA-ja në aspektin e politikës së sigurisë”. Gjithësesi sipas tij sot të paktën evropianët mund ta vlerësojnë Trump-in më mirë sesa në vitin 2016.
“Mënyra më e mirë që qeveria gjermane të përgatitet për një skenar të mundshëm të Trump-it është të zgjerojë mbështetjen për Ukrainën si dhe të përgatitet për të siguruar dhe organizuar shumë më tepër mbështetje në të ardhmen,” mendon eksperti. Gjermania duhet të përgatitet se nga administrata e Trump-it mund të vijë një kërkesë e tipit: “Nëse doni të jeni të sigurt për mbështetjen tonë në NATO, ju evropianët duhet të provoni se jeni një partner i besueshëm, që do të thotë të investoni shumë më tepër vetë dhe të kontribuoni në mbrojtjen e përbashkët”.
Berlini përgatitet për skenarin më të keq
Këtë herë Berlini do të jetë më i përgatitur. Michael Link, koordinator për bashkëpunimin transatlantik pranë Ministrisë së Jashtme, anëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare në Bundestag dhe ambasadori gjerman në Uashington po marrin pjesë si vëzhgues në kongresin e Partisë Republikane amerikane në Milwaukee.
“Ne do të na duhet të punojmë me çdo president, sepse marrëdhëniet transatlantike nuk kanë të bëjnë me preferencat individuale, por me një konstante qendrore dhe të domosdoshme të politikës së jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë”, tha Link për mediat gjermane.
Qeveria gjermane ende shpreson që zgjedhjet do t’i fitojë Joe Biden apo ndonjë demokrat tjetër, nëse Biden tërhiqet nga gara. Por dyshimet për dobësinë e Bidenit po shtohen dhe Berlini kanë filluar të përgatiten për skenarin më të keq.
Çfarë do të ndryshonte për Gjermaninë nëse Trump-i zgjidhet president? Dominik Tolksdorf thotë: “Marrëdhëniet do të ftoheshin shumë, por ne duhet të kërkojmë ende mënyra për të ruajtuar marrëdhënie të arsyeshme konstruktive.”/DW
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...