Berlini në fokusin e Biden

15:52 | 13 Prill 2021
A. B.

Zyrtarët më të lartë të SH.B.A.-së kanë zbritur në Bruksel këtë javë duke kërkuar mbështetjen e aleatëve për t’iu kundërvënë Iranit dhe Kinës, si edhe lëvizjeve të fundit ruse në kufirin me Ukrainën.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin është në Berlin, në turneun e tij inaugurues në Europë, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken u drejtua për në Bruksel të marten.

Diskutimet kryesore janë mbi situatën në Ukrainë, trupat e NATO-s në Afganistan dhe marrëveshja bërthamore me Iranin.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kërkojnë mbështetje europiane për qasjen ndaj Kinës.

Sekretari Austin mbërriti në kryeqytetin gjerman të hënën në mbrëmje dhe do të zhvillojë bisedime me zyrtarë të lartë qeveritarë. Ai gjithashtu do të vizitojë selinë e NATO-s në Bruksel dhe do të takohet me zyrtarë britanikë të mbrojtjes, në Londër.

Qëllimi i tij është që të sigurojë gjermanët për qëllimet e administratës së Biden, ndryshe nga deklaratat e ish-Presidentit Trump për tërheqje të trupave amerikane nga Gjermania.

Në fjalimin e tij të parë për audiencën ndërkombëtare, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se “Amerika është kthyer, aleanca trans-Atlantike është kthyer dhe do të jemi më të fortë së bashku. ”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme