Qeveria gjermane mbështet ndërhyrjen ushtarake të SHBA në Siri, e para nën presidencën e administratës së re të Biden, deklaroi zëdhënësja e qeverisë Ulrike Demmer, në konferencë për shtyp në Berlin.
”Operacioni aemrikan ishte një reagim i vetëmbrojtjes si përgjigje ndaj sulmeve ndaj koalicionit anti-ISIS në Irak, sulme të cilat ne i dënojmë ashpër”, saktësoi zëdhënësja.
”Sulmet ndaj trupave ndërkombëtare janë të papranueshme sepse ato kërcënojnë progresin në stabilizimi i Irakut”, shtoi ajo.
Të paktën 22 luftëtarë irakianë, të cilët i përkasin grupeve militante pro iraniane, u vranë pas sulmeve amerikane në Sirinë Lindore, tha një grup monitorues, raporton ATSh.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britaninë e Madhe tha se sulmet synuan tre kamionë municionesh që po lëviznin nga Iraku përmes një zone pranë kalimit të al-Qaim në provincën Deir al-Zour të Sirisë.
“Militantët e vrarë ishin anëtarë të hezbollahëve Kait’ib dhe grupeve të milicisë irakiane Hashd al-Shaabi”, tha observatori.
“Presidenti i SHBA, Joe Biden urdhëroi një sulm ajror kundër infrastrukturës së përdorur nga milicia e mbështetur nga Irani në Sirinë Lindore”, tha të enjten Pentagoni.
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...
BE kërcënon Rusinë me sanksione
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner