Google ADS

Berlini kundërshton sanksionet e reja të SHBA-ve ndaj Rusisë

15:00 | 31 Korrik 2017
Arbresh.info

Ndëshkimet e reja kundër Moskës të propozuara nga ligjvënësit amerikanë shkelin ligjin ndërkombëtar dhe zyrtarët në Bruksel duhet të marrin parasysh masat kundërthënëse, tha të hënën ministrja e ekonomisë gjermane.

“Ne e konsiderojmë këtë si kundër ligjit ndërkombëtar, thjeshtë dhe dukshëm”, tha Brigitte Zypries për Funke Mediengruppe, transmeton portali arbresh.info.

“Sigurisht që nuk duam një luftë tregtare, por është e rëndësishme që Komisioni Evropian tani shikon për kundërmasat”, shtoi ajo.

Sipas ministres, “amerikanët nuk mund të ndëshkojnë kompanitë gjermane sepse ato veprojnë ekonomikisht në një vend tjetër”.

Javën e kaluar, të dy dhomat e Kongresit të SHBA vendosën sanksione të reja kundër Rusisë për aneksim të Krimesë dhe dyshimit për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme