Google ADS

Berlini i dërgon mesazh Rusisë: Ju kujtojmë ca gjëra…

12:16 | 31 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mas, ka theksuar se Rusia duhet të bëjë më shumë për të hedhur dritë mbi rastin e e Alexei Navalny, i cili ndodhet në një spital të Berlinit pas një helmimi të mundshëm.

“Nga njëra anë, ne kemi nevojë për lidhje konstruktive me Moskën. Sepse pa Rusinë ose kundër Rusisë, Evropa nuk bëhet më e sigurt. Nga ana tjetër, ne themi qartë se marrëdhëniet tona nuk janë aspak të mira”, tha Mas, transmeton portali arbresh.info

Mas e ka dërguar këtë mesazh gjatë një fjalimin në Paris, përpara ambasadorëve francezë në Europë, së bashku me homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.

Të enjten, një javë pas ngjarjes, Moska njoftoi se kishte filluar një shqyrtim paraprak të çështjes së Navalny, i cili sipas mjekëve gjermanë është viktimë e helmimit, për të cilin autoritetet gjyqësore ruse thonë se nuk kanë prova.

Zyra e prokurorit rus gjithashtu deklaroi se nuk kishte asnjë provë të veprimeve kriminale të qëllimshme kundër Navalny, megjithëse një hetim paraprak është duke u zhvilluar.

Kundërshtari kryesor i qeverisë së Presidentit Vladimir Putin, autori i botimeve që tregojnë korrupsionin e elitës ruse dhe që përhapen përmes rrjeteve sociale, u transferua të shtunën nga një spital në Siberi në Berlin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme