Nё prag tё bisedimeve zyrtare pёrgatitore pёr krijimin e koalicionit tre partiak. Angela Merkel, edhe pas humbjes nё zgjedhjet parlamentare nё landin e Saksonisё sё Ulёt, thekson, se hyn me vetёbesim nё negociata.
Pas zgjedhjeve pёr parlamentin e landit nё Saksoninё e Ulёt mund tё nisin bisedimet nё Federatё mes unionit kristiandemokrat/kristiansocial, liberal-demokratёve dhe ekologjistёve. Anëtarёt e mundshёm tё koalicionit llogarisin me bisedime tё vёshtira. Para Krishtlindjeve vёshtirё se mund tё krijohet qeveria.
Pas humbjes nё Saksoninё e Ulёt: Merkeli e dobёsuar?
Kushdo qё priste njё Angela Merkel tё zemёruar pas dёshtimit tё CDU-sё nё Saksoninё e Ulёt ёshtё zhgёnjyer. Kryetarja e partisё dhe kancelarja njёkohёsisht rezultati i zgjedhjeve nuk ёshtё arsye pёr humor tё keq: Merkel tha nё selinё e CDU-sё, se shkon me “humor tё mirё” nё bisedimet e sondazhit pёr koalicionin me liberalёt dh ekologjistёt, qё do tё fillojnё tё mёrkurёn (18.10).
Qё CDU-ja humbi vota n Saksoninё e Ulёt dhe qё nuk mundi t’i zhvendosё socialdemokratёt nga vendi i parё, sipas interpretimit tё Merkelit, ka tё bёjё me temat e politikёs sё landit. Ndёrsa mandati i saj pёr krijimin e qeverisё konsiston nё zgjedhjet e Bundestagut, devijoi kryetarja e CDU-sё nё pyetjen e njё gazetari, nёse ajo hyn me njё pozicion mё tё dobёsuar nё bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt. Nё fakt ajo donte tё priste rezultatin e kёtyre zgjedhjeve, pёrpara se tё niste krijimi i qeverisё nё federatё duke shpresuar, se mund tё fitonte njё impuls pozitiv. Meqёnёse ky impuls mungoi, Merkel i nёnvleftёsoi zgjedhjet sёrish si njё ngjarje rajonale dhe theksoi, se “shkon me plot vetёbesim nё bisedimet pёrgatitore pёr krijimin e koalicionit.”
Skepticizёm tek ekologjistёt
Pikёrisht kёtё kanё nё plan edhe liberal-demokratёt dhe ekologjistёt, ndonёse edhe kёto kanё humbur pikё nё zgjedhjet e fundit pёr paramentin e landit. Liberal-demokratёt, FDP po ashtu si edhe CDU-ja kanё humbur 2,4 pёrqind tё votave, ekologjistёt madje pesё pёrqind. E megjithatё nuk ёshtё aq humbja nё zgjedhje qё tematizoi kryetarja e ekologjistёve Simone Peter njё ditё pas zgjedhjeve, por gjendja nё unionin konservator: Pas humbjes nё Saksoninё e Ulёt bisedimet pёrgatitore pёr koalicion “nuk janё bёrё mё tё thjeshta”, tёrheq vёmendjen Peter. Sipas saj partisё e unionit CDU dhe CSU “nuk janё tё pozicionuara qartё dhe as nuk i kanё pёrcaktuar gjёrat qartё”.
Liberalёt ndёrkohё paraqesin kёrkesa
Ndryshe nga ekologjistёt liberalёt nuk i shohin tё jenё rёnduar bisdimet paraprake pёr koalicion nga rezultati i zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt – kёto janё nivele tё ndryshme”, theksoi sekretarja e pёrgjithshme e FDP-sё Nicola Beer. Partia, tha ajo, hyn “e hapur dhe pa paragjykime” nё kёto bisedime, por pret lёshime lidhur me lehtёsime tatimore pёr qytetarёt.
Presion nga Mynihu
Partia kristiansociale nё Bavari ka bёrё tё ditur, se do tё pёrpiqet me kёmbёngulje, qё bisedimet mundёsisht tё pёfshijnё shumё tema tё politikёs konservatore. Por pas rezultatit tё zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt, sipas kryetarit tё CSU-sё, Horst Seehofer bisedimet nuk janё bёrё mё tё thjeshta. Tё mёrkurёn, tё enjten dhe tё premten zhvillohen bisedimet zyrtare pёrgatitore, tё shtunёn (22.10)CDU dhe CSU mes tyre do tё vlerёsojnё rezultatet e kёtij raundi dhe do tё vendosin se si do tё ecet mё tej.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...