Berlin, mbi 1.900 policë në aksion kundër trafikimit me njerëz

10:10 | 21 Gusht 2019
Arbresh.info

Mbi 1.900 policë kanë kryer bastisje në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në kuadër të operacionit kundër trafikut të qenieve njerëzore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria e Berlinit sot në mëngjes njoftoi se policia federale kryen bastisje në mbi 100 shtëpi dhe ndërmarrje në të gjithë qytetin. Prokuroria theksoi se bastisjet janë ndërmarrë lidhur me pretendimet për trafikim të njerëzve, për eksploatim të punës dhe tregti të organizuar të shtetasve të huaj për punë në kantiere ndërtimi.

Zyra e prokurorit thekson se aktualisht nuk mund të japin më shumë detaje, pasi që bastisjet janë në vijim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme