Ky është momenti dramatik kur katër të burgosur janë arratisur nga burgu gjerman, pasi kanë shpërthyer udhët e betonit dhe kanë ikur nga dritarja.
Fotot e publikuara nga qeveria gjermane tregojnë burrat që arratisen nga burgu Ploetzensee të enjten në Berlin, transmeton portali arbresh.info
Burrat kishin raportuar se do të punonin në një seminar për makina brenda burgut të Ploetzensee.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 9 të mëngjesit, ndërsa alarmi ka rënë gjysmë ore më vonë.
Të arratisurit ishin dënuar për vjedhje, ndërsa tre nga ta do të kryenin dënimin në vitin e ardhshëm, ndërsa i katërti në vitin 2020.
Ploetzensee është një burg i burrave me 362 të burgosur./arbresh.info/
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...