Autoritetet në Berlin kanë bastisur shtëpitë e anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik, ku kanë konfiskuar prova dhe pasisje për ruajtjen e të dhënave.
Mbetet e paqartë nëse janë bërë arrestime, shkruan “Berliner Zeitung”, transmeton portali arbresh.info
Rreth 130 oficerë policies u përfshinë në operacion, duke kërkuar nëntë adresa në Berlin dhe Saksoni-Anhalt, thanë zyrtarët e sigurisë në një deklaratë.
Dy nga të dyshuarit besohet se kanë udhëtuar nga Berlini në një zonë të kontrolluar nga ISIS, në nëntor të vitit 2016, ndërsa një tjetër dyshohet se është marrë me trajnimin e luftëtarëve. I katërti besohet se ka ndihmuar të tjerët të udhëtojnë drejt zonave të mbajtura nga ISIS, përmes Stambollit, ka shkruar “Berlinder Zeitung”.
Media gjermane ka theksuar se të dyshuarit mund të kenë lidhje me Anis Amri, personin që hyri me kamion në një treg të Krishlindjeve në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona.
Të djelën, shefi i inteligjencës gjermane Hans-Georg Maassen tha se shërbimet e sigurimit të vendit po përballen me një numër rekord të islamikëve. Numri ka shkuar nga 9,700 në 10,800 gjatë vitit të kaluar.
Gjermania ka qnë në alarm të lartë që nga sulmi i vitit të kaluar terrorist./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...