Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka ashpërsuar akuzat në adresë të Lulzim Bashës, duke thënë se e shndërroi Partinë Demokratike në shpellë të grupeve terroriste. Nga Fieri ku mori pjesë në 31-vjetorin e themelimit të kësaj dege, Berisha nuk la pa ironizuar edhe sloganin e Lulzim Bashës “Zgjedhim të ardhmen”, duke e etiketuar si farë të keqe.
“Ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda në selinë e PD, e shndërron atë siç kane qenë degët e punëve të brendshme të Hoxhës dhe shpellat e grupeve terroriste në botë. S’kemi të bëjmë me çrregullime të shëndetit mendor, por kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që s’njeh as standard e as normë.”
Protestën e 8 Janarit e cilësoi ditë feste për demokratët, duke u kujdesur t’i japë një mesazh jo vetëm Lulzim Bashës, por edhe kryeministrit Rama.
“Data 8 është një datë historike jo vetëm për PD. Kemi arsye të festojmë ditën e shtunë me datën 8. Një mesazh kam për Edi Ramën. Hiq dore nga skenarët e thurura së bashku me pengun tënd kundër demokratëve, sepse absolutisht ne merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin”.
Në një tjetër takim me demokratët e Gjirokastrës Berisha tha se këtë betejë nuk e ka aspak për karrigen e tij, duke I ftuar deputetët që mbështesin Lulzim Bashën të bashkohen në protestën e 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike.
“Mos u bëni skllevër të një njeriu që ju shet e blen për interesat e veta. Kjo është partia juaj, të bashkohemi, me 8 Janar të gjithë së bashku të shkojmë në shtëpinë tonë të demokratëve. Nuk është çështje zyrash e personash. Beteja që po zhvillohet është për parimin a do qeverisë shumica të respektojë pakicën, apo pakica me dhunë mbi shumicën”?
E teksa Lulzim Basha e akuzon se shoqërohet me trafikantë droge, Sali Berisha iu përgjigj duke thënë se e ka kthyer selinë blu në strehë të kriminelëve.
“Vë blinda e brava dhe ka shndërruar tempullin tonë në një ndërtesë burg ku futen banditë, vrasës, e kriminele me emër e mbiemër, por nuk futen dot deputetët dhe zyrtarët e saj. Si Enveri shpiku derën e kryetarit ku futet vetëm Lulzim Brava për çështje sigurie”.
Ish-Kryeministri Berisha tha se Lulzim Basha është i përfshirë jo vetëm në dosjen “Muzin” dhe atë “Toyota Yaris”, por është i lidhur në afera biznesi me Kryeministrin Rama./Tv Klan/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...