TripAdvisor ka paralajmëruar përdoruesit e tij mbi një hotel në Tajlandë që ka bërë një ankesë ligjore kundër një klienti që e kishte vlerësuar atë negativisht, duke rezultuar më pas edhe në arrestimin e tij.
Ëesley Barnes, i cili është një shtetas amerikan, kishte postuar disa rishikime të cilat dyshohet se akuzuan Sea Vieë Resort për “skllavëri moderne”, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai më pas u arrestua dhe u akuzua sipas ligjeve të rrepta anti-shpifje të Tajlandës. Ai më vonë u la i lirë pasi bëri një falje publike.
Por TripAdvisor ka thënë fjalën e fundit duke lënë një njoftim paralajmërues në faqen e hotelit.
Kundër mbylljes edhe sektori i hotelerisë dhe turizmit, paralajmërojnë protesta
“Ky hotel ose individë të lidhur me këtë hotel ngritën kallëzime penale kundër një përdoruesi të TripAdvisor në lidhje me udhëtarin që shkruante dhe postonte komente në internet. Si rezultat, recensenti kaloi kohë në burg,” thotë ai.
“Hoteli mund të ketë ushtruar të drejtat e tij ligjore sipas ligjit vendor, megjithatë, është roli ynë t’ju informojmë kështu që mund ta merrni parasysh këtë kur hulumtoni planet tuaja të udhëtimit,” thuhet në deklaratë.
TripAdivosor beson se është e drejtë e secilit udhëtar që të shkruajë në lidhje me përvojat e tyre gjatë udhëtimit, qofshin ato të mira ose të këqija.
“TripAdvisor kundërshton me forcë çdo veprim kur një biznes, si Sea Vieë Hotel & Spa në Koh Chang, përdor ligjin vendas për të dërguar dikë në burg pasi ka shprehur mendimin e vet”, thuhet tutje në deklaratë.
Sipas menaxhmentit të hotelit, klienti ishte sjellur shumë keq dhe kishte dhënë informacione të gabueshmë në lidhje me hotelin luksoz./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...